Në ditët e fundit Heidi dhe Graciano janë përfshirë në debate të forta, ku nga ky i fundit nuk kanë munguar edhe ofendimet.
Për këtë, Fationi ka reaguar ashpër nga studio, duke e cilësuar Gracianon si skuth, teksa ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte.
“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Ta tha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova dhe që ta ka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë, por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në prime. Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty.
Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë”, tha Fatjoni.
View this post on Instagram