Ish-konkurentja e “Big Brother Vip”,
Efi Dhedhes është shumë aktive në rrjetet sociale
ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi në fotot e publikuara,
ndjekësit kanë vënë re barkun paksa të fryrë të Efit,
ndërsa kanë aluduar se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.
Mirëpo ditën e sotme përmes një videoje në InstaStory, ish-banorja ka reaguar ashpër teksa ua ka vënë “kapaun” të gjitha aludimeve se ajo është në pritje të ëmbël.
Efi tregoi se nuk është shtatzënë por thjeshtë kohët e fundit ka ngrënë më shumë dhe është shëndoshur disa kile.
“S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.”– tha ajo e acaruar nga kjo situatë.
Kjo nuk është hera e parë që Efi ndihet e cenuar nga publiku të cilët sipas saj i fusin “hundët” në jetën e saj private duke u përpjekur që të dinë më shumë.
Gjatë qëndrimit në “BBV” ajo ka treguar se është në një lidhje dhe se është shumë e lumtur krah djalit që i ka rrëmbyer zemrën, por pa zbuluar identitetin e mashkullit misterioz.