Emisioni “Shqipëria Live” rikthehet në Top Channel
këtë sezon me një prezantuese dhe format të ri.
Moderimi i është besuar gazetares Sidorela Gjoni,
e cila do ta drejtojë programin çdo ditë nga e hëna në të premten, për rreth dy orë transmetim të drejtëpërdrejtë.
Fokusi do të mbetet te trajtimi i temave aktuale me të ftuar të ndryshëm, intervista, lidhje direkte dhe debat në studio.
“Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarjeje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në oren 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel”, -shkruan faqja zyrtare e Top Channel, ndërsa vet Sidorela shkruan në postimin e saj: “Mundësi e madhe, mision i ri!”
View this post on Instagram