Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Fansat kuriozë e kanë pyetur Efin në lidhje me jetën e saj, si edhe rreth preferencave që ish-banorja ka për banorët aktual në BBV.
Efi ka vendosur që t’iu kthejë përgjigje disa prej pyetje, ku një prej tyre ka qaënë rreth dy finalisteve të BBV.
“Kush do të doje të ishte në dyshen e fundit?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua ish-banores, e cila tha se do kishte dëshirë që çifti Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj të ishin “kokë më kokë” në televotim me njëri-tjetrin për çmimin e madh.
“Heidi dhe Romeo”– ka shkruar Efi.