Një nga incidentet që u diskutua mbrëmjen e djeshme në “Prime”
ishte edhe ai i Romeos ndaj Erjolës, i cili i hodhi banores pije në gjoks,
veprim i cili është cilësuar seksist dhe ka prekur moderatoren.
Gjatë spektaklit, Ledioni duke komentuar këtë situatë përmendi veshjet e Erjolës
, ku tha ajo ka marrë padrejtësisht komente negative, teksa u dha një mesazh edhe vajzave shqiptare të vishen si të duan,
pa u ndjerë të paragjykuara. Mirëpo këtë deklaratë të Ledionit, duket se nuk e ka pritur mirë ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.