Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 21-vjeçari
lezhjan i cili ra aksidentalisht nga taraca e biznesit të familjes në fshatin Torovicë.
Lajmi i trishtë vjen nga Spitali i Traumës, ku bëhet me dije se Klajvert Çuni i cili ndodhej i shtruar prej 23 marsit.
Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, i riu i cili ishte futbollist i akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.