Frances Sternhagen, aktorja më e njohur për rolet e saj në “Cheers”
dhe “S3x and the City”, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Familja e aktores njoftoi lajmin për vdekjen e saj në një deklaratë për PEOPLE:
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen,
ndërroi jetë paqësisht për shkaqe natyrore në New Rochelle, Nju Jork më 27 Nëntor 2023, në moshën 93-vjeçare.
Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë për karrierën dhe jetën e saj të jashtëzakonshme është planifikuar për në mes të janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”.
Djali i saj John Carlin bëri homazhe për nënën e tij dy ditë pas vdekjes së saj në Instagram.
“Mbrëmjen e së hënës, më 27 nëntor, ajo ndërroi jetë e qetë në shtëpi, një muaj e gjysmë para ditëlindjes së saj të 94-të”, ka shkruar ai duke postuar një sërë fotosh të nënës së tij. “Do të postoj më shumë së shpejti, por tani për tani dua të falënderoj për dhuratën e jashtëzakonshme të një artisti dhe qenie njerëzore që ishte Frances Sternhagen”- shtoi më tej.