Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër,
ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është gjetur i vd*kur në një kanal.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet në një kanal në fshatin Bardhaj, brenda njësisë administrative Rrethina.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi efekti kishte qenë duke ecur me motor dhe ka humbur kontrollin, duke rënë në kanal. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet se është bërë moti i keq dhe stuhia që përfshiu Shkodrën mbrëmjen e kaluar.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.