Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë,
nga familjarët, shtetasi K. N
., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.