Rigelsa ka tentuar të sqarohet me Elsën, me “ndërmjetësimin”
e Florianit dhe Çiljetës, pas zënkës me tone të larta të një nate më parë.
Ajo u afruar duke u përpjekur të rivendosë komunikimin me Elsën, teksa kjo e fundit dha sqarimet e saj për mënyrën si ngjarja u zhvillua.
Pjesë nga biseda:
Rigelsa: Shishen e ujit nuk ta hodha ty, e hodha në tokë nga nervat e mia
Elsa: Nuk ka problem
Rigelsa: Nuk e kuptoj pse ishte gjithë ai inat që nxore ndaj meje, nuk e kuptoj çfarë bëra ndaj teje, nuk e prisja fare
Elsa: Sepse për mua vajzat e reja që përpiqen të ngatërrojnë ujërat, ashtu siç ti kërkove t’i ngatërroje, më ngrejnë nervat
Rigelsa: Unë nuk kam ngatërruar asgjë