Egla dhe Fatjoni janë protagonistët e sherrit të rradhës në Big Brother Vip3,
ndërsa shkak për debatin që kaloi edhe në fyerje ishte papastërtia në kuzhinë.
Debati me tone të ashpra ka agravuar deri në momentin që banorja e Big Brother VIP i tha Fatjonit që të marrë ilaçe nëse ka probleme.
Egla: Kujdes me tonin!
Fatjoni: Kujdes ti me tonin që ta ul edhe unë. Po e ngrite, e ngre tre herë.
Egla: Merr ilaçe në qoftë se ke probleme. Me Eglën duhet të kesh kujdes tonin nëse do të flasësh.
Fatjoni: Të marr ilaçe?
Egla: Po, nëse ke probleme. Po të flas qetë.
Fatjoni: E dëgjuat për ilaçet (i drejtohet banorëve)
Pas këtij debati Egla ka nisur të flasë me Romeon, i cili është përgjegjës për pastërtinë në kuzhinë, për të sqaruar të gjithë situatën.