Banorja e Big Brother VIP Kosova,
Diana, la sonte shtëpinë.
Ajo duket se ka marrë këtë vendim vetëm një ditë pasi motra e saj erdhi për ta lajmëruar se babai i saj është sëmurë, shkruan Insajderi.
Me ardhjen e motrës së Dianës mbrëmë në spektakël raporti i çiftit ka ndryshuar, ajo kërkoi largimin e me njëhershëm të motrës nga gara,
pasi që babai i tyre është i shtrirë në spital, por nuk mungoi duke folur edhe për lojën e Arionit, ku tha se Dianën e penalizon shumë kjo lojë.
Me pak së 24 orë ka ardh edhe reagimi i familjarëve të Arionit, në rrjete sociale janë shprehur se “Mesazhi mbrëmë nuk ishte vetëm një shkelje e lirisë së individëve të përfshirë, por gjithashtu një mohim i mundësisë për të përjetuar një histori të bukur dashurie”.