I ftuar në “Cherry on Top”, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore.
Moderatorja Bora Zemani u ndal edhe tek fustani i aktores Halle Bailey në premierën e filmit “The Little Mermaid” , i cili ishte një krijim i Valdrinit ama i parë diku më parë. Kjo pasi Bora ka veshur më parë një fustan të tillë nga Valdrini dhe është shprehur se e ka kopjuar prej saj pasi ajo e ka veshur e para.
‘E kam veshur unë e para’, Bora Zemani akuzon aktoren e njohur se
Bora: E kam veshur unë e para fustanin metalik të aktores te “Sirena e vogël”, Halle Bailey më vjen keq po e kam veshur unë e para
Valdrini: Fustani i saj ka ardhur pas këtij të parit
Bora: E di që ka pasur shumë kërkesa si fustan. Unë dua ta kthej te vetja, kjo ka parë foton time dhe ka thënë unë dua një fustan si ky me falni, po pranojeni pak realitetin
Valdrini: Normalisht kështu ndodh se fustanet shihen dhe pastaj kërkohen