Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Berat, si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”,prapa shkollës 9-vjeçare Zihni Toska.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar,
pasi familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa.
Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Bastri Arapi. Flakët janë neutralizuar nga forcat zjarrfikëse, por kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas shërbimit zjarrfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.