Mes Françeskës dhe Heidit fillimisht nisi një marrëdhënie
e ngushtë shoqërore, e cila nuk zgjati shumë dhe shkak për këtë ishte pjesërisht Egla.
Ndërkohë pasditen e djehsme, Françeska dhe Heidi janë përplasur me njëra-tjetrën dhe mesa duket shkak është bërë pikërisht një deklaratë e Heidit në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se “rri në shtëpi surrati i Francit dhe ikën Egla”.
Teksa ka qenë në “living” së bashku me Lidin dhe Liamin, Françeska ka nisur të diskutojë me Heidin me tone të larta.
Françeska: Se kështu e bën kjo, ta fut ndonjë fjalë, del një xhiro pastaj kur vjen prime thotë që nuk bëra gjë. Ka dhe fytyrë që gjatë javës me thotë “o sa bukur Franç dhe pastaj del në prime dhe thotë të rrijë unë të dëgjoj surratin e saj.
Heidi: Dërr dërr, se nuk po dimë si të të evitojmë që të mos të dëgjojmë matrapikun.
Françeska: Kjo është më e bukura se gjatë javës bën si e mirë pastaj del aty si skuthe.
Heidi: Çfarë skuthe, skuthe je ti. Ik përdor ndonjë situatë, ik hidh ndonjë vezë.
Françeska: Shko tek dhoma e rrëfimit dhe ankohu pak.
Heidi: Po ik se nuk do të jap debat ty por ec. Matrapik.
Françeska: Ke ngelur pa mbështetje se të ka ikur Egla.