Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi.
Mbrëmjen e djeshme spektakli nisi me përplasjen mes Meritonit dhe Ledjonës që u duk sikur Meritoni po përdorte emrin e vajzës së saj.
Një pjesë nga intervista:
Ndërkaq, si e sheh Genta marrëdhënien e krijuar mes Ilnisës dhe Meritonit?
Ilnisa më është dukur më e përfshirë. Tek Meritoni nuk shoh asgjë. Meritoni e ka qejf Ilnisën sa kam qejf unë brokolin.(qesh)
Raporti Sara-Bardhi dhe hyrja e motrës së këngëtarit, si e komenton Genta?
Bardhi i qetë është edhe jashtë, dëgjon shumë dhe flet pak. Lidhja me Sarën më duket si tërhiq e mos e këput. Më pëlqeu qëndrimi i motrës së tij, nuk e uli figurën e Sarës, nuk donte ta takonte për arsyet që i tha qartë por i tha Bardhit ndiq zemrën dhe intuitën tënde.
Eliminimi i Gracianos, si i është dukur Gentës loja e ish-banorit?
Do të doja ta kishte marrë pak më shtruar, do të ishte aty brenda nëse do e kishte marrë.
Unë e dija që Romeo do lidhej më dikë që pa nisur Big Brother. Ai nuk rri dot vetëm për një kohë aq të gjatë, nuk më duhet e habitshme. Nuk më duket lidhje që do zgjas shumë. Mendoj se do një femër më të fuqishme nga ana e showbizit, Heidi nuk njihet fare. Ndoshta dhe ka ndryshuar por nuk e mendoj, vesi vdes me shpirtin.(qesh) Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon. Nuk e vë në dyshim që kanë kimi dhe pëlqehen.
Më pranë finales cilët banorë sheh Genta?
Ledjona, Ilnisa, Romeo, vajzat nga Kosova më pëlqejnë shumë si dhe Roza.