Është ndarë nga jeta 18-vjeçarja shqiptare, Lorena Bërdufi.
Lajmin e trishtë për ikjen e saj e ka ndarë familjarë
e të afërt në rrjetet sociale teksa arsyeja nuk është bërë ende me dije.
Lorena Bërdufi është e njohur pasi ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.