Gjatë spektaklit të Big Brother, Olsi Bylyku bëri një postim në rrjete sociale ku foli gjerë e gjatë pas eleminimit të tij.
Ndër të tjera Olsi mohoi vërtetësinë e BBV si dhe tregoi disa prapaskena me autorët.
Në hapësirën e komenteve të këtij postimi është vënë re komenti i të dashurës së tij,
Denada Lura. Lidhja e Olsit me gazetaren është përfolur para pak kohësh, por vetëm tani dyshja vendosën këtë romancë ta konfirmojnë publikisht.
“Hyre për të tregu shumë vlera që askush nuk mund ti tregoje aq më pak një 25 vjecar. E këta që të kanë parë vetëm duke fjet, as nuk e dinë që ti nuk fle kurrë. Uroj ta kuptojnë nëpërmjet këtij shkrimi e nëse jo, puna e tyre. Publiku e di se kush je që 17 vjec dhe ate publik e ke me forcat e tua. Go and shine sic vetem ti di #meolsin”- ka komentuar Denada.
Gjithashtu, në këtë koment të saj kanë replikuar edhe prindërit e Olsit me adresën e tyre të përbashkët në Instagram.