Pasditen e sotme, teksa ka qenë i ulur në oborrin e shtëpisë
së bashku me disa prej banorëve, aktori i njohur, Jul Deda ka bërë një rrëfim prekës për babain e tij, Zef Dedën.
Juli ka treguar se në moshën 35-vjecare, aktorin e mirenjohur e kanë dërguar në psikiatri në kohën e komunizimit.
“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë prandaj nuk e besonin sepse mendonin se donte që të arratisej sepse ajo gjëja që kishte në këmbë ai, nuk bëhej në Shqipëri. I thanë që diagnozën e ke në tru, nuk ka lidhje me këmbën. Ai ishte 35-vjec në atë kohë. I thanë në fillim që t’i këpusnin këmbën dhe meqë ai nuk pranoi, ata i thanë se e kishte psikologjike dhe se donte të ikte jashtë shtetit. Ka ngënë psikiatrinë kot, 6 muaj. Ai u ngritu me këmbën e qelbësuar dhe ia futi vrapit në korridor për t’ju treguar atyre që nuk i dhemb këmba. Ai mjeku kishte thënë që “ja e shihni, ju thashë, u shërua ky”