E pyetur se nëse reshjet e borës do të mbërrijnë në kryeqytet,
Gjoni u shpreh se aktualisht nuk mund të parashikohet diçka e tillë
Meteorogia Anira Gjoni ka treguar se sipas parashikimit të kushteve atmosferike,
gjatë kësaj jave duke nisur nga e marta e 28 Nëntorit në Shqipëri do të kthehen reshjet intensive,
të cilat do të sjellin problematika edhe në vendin tonë, si në rajon.
Sa i takon temperaturave, ajo tregon se do të rriten gradualisht, duke nisur nga dita e nesërme me nisjen e shirave.
E pyetur se nëse reshjet e borës do të mbërrijnë në kryeqytet, Gjoni u shpreh se aktualisht nuk mund të parashikohet diçka e tillë, pasi modelet ndryshojnë. Megjithatë, gjatë kësaj jave dhe po ashtu javën që vjen nuk presim borë në Tiranë, sipas saj.
“Vjeshta që lamë pas ishte me kushte atmosferike shumë dinamike. Edhe dimri ashtu presim që të jetë ashtu siç filloi direkt me uljen e menjëhershme të temperaturave
Muaji Dhjetor merr më pak sasi reshjesh, se sa marrin Janari dhe Shkurti.
Nuk është një dimër i vonuar.
Edhe muaji nëntor është me monitorimin që kemi kryer deri tani është më i ngrohti, i ngjashëm e tre vitet e kaluara por më i ngrohtë se norma mesatare që duhet të jetë. Është bërë një trend 5 vjeçar që po vazhdojmë me të njëjtat ritme,” u shpreh ajo.
Kur do të bjerë borë në kryeqytet?
– Përgjatë kësaj jave nuk presim që të ketë borë në kryeqytet, as javën që vjen, ndërsa më vonë do duhet të përditësohemi sipas informacioneve, pasi modelet ndryshojnë dhe nuk është diçka ekzakte që e përcaktojmë tani.
Edhe ne do përballemi me problematika, për shkak të reshjeve intensive, të njëjtën do jenë reshjet më të dobët. Të premten nuk presim reshje, ndërsa në fundjavë do të kemi sërish.
Sa i takon temperaturave, ato do të jenë në rritje graduale, si ditën e nesërme do vijojnë dhe në vazhdim.