Sara Gjordeni, së fundmi ka zbuluar marrëdhënien që ka me nënën e këngëtarit, Bardhi Idrizi.
Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe Bardhit, familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e Big Brother, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “InstaStory” ku shkruan:
Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.”
Në bisedën e publikuar duket se nëna e Bardhit po thur një palë doreza për bebushen e çiftit e cila pritet të vi në jetë së shpejti.
Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm.
Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.