Djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani,
Eriku është përfshirë në një aksident rrugor këtë të premte rreth orës 16:20 në Tiranë.
Voxnews.al ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit, ku Erik Fullani me mjetin e tij luksoz “Audi” ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë.
Audi luksoz me targa “AB 001 UU” shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja.
Disa qytetarë që ndodheshin aty kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet./Voxnews.al
View this post on Instagram