Këngëtari dhe ish-fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli,
ka festuar Ditën e Flamurit duke sjellë një emocion të veçantë për ndjekësit e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët, duke shkruar:
“Gëzuar Ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë.”
Por urimi i tij nuk u ndal vetëm te fjalët. Ai interpretoi me pasion këngën patriotike të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet e njohura “Bini toskë e bini gegë”, duke evokuar ndjenjat e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.