Dita e madhe erdhi! “Euro2024” nis sot e bashkë me të edhe
emisonet televizive që do ta komentojnë hap pas hapi gjithë këtë aventurë sportive.
Në TCH sot nis transmetimin “Top Arena” me Ed Manushin dhe gjithë skuadrën e tij, ndërsa nga ana tjetër në TV Klan nis transmetimin emisioni i Marinës.
Ky emision shënon dhe rikthimin e Marinës në ekran. Për moderatoren nuk është hera e parë në një emision sportiv, pasi vite më parë ajo ka qenë kolege e Manushit në “Procesi Sportiv” në TCH.
Sigurisht, ky rikthim i Marinës në botën e sportit nuk do i shpëtonte ish-kolegut të saj, që tashmë do e ketë konkurent kokë më kokë.
“Urime Marina! Na kishte marrë malli t’shikonim ke sporti! Suksese!” – shkruan Manushi, i cili nuk e ka marrë një përgjigje nga moderatorja.
Nuk e dimë nëse Marina e ka ‘humbur’ këtë koment dhe nuk e ka parë, apo rivaliteti bën të vetën… megjithatë ne i urojmë suksese të dy emisioneve në këtë aventurë sportive, e cila me siguri do i bëjë të gjithë bashkë këtë vit që kemi dhe Shqipërinë pjesë të kampionatit! ❤️