UPDATE: Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti midis disa të rinjsh humbi jetën 18-vjeçari Amarildo Dervishi.
Në pranga nga policia kanë përfunduar 4 të rinj, tre prej tyre të moshës 15 dhe 16 vjeç si dhe një 20 vjeçar Frensis Shehu.
Sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë e cila ishte në makinë me viktimën.
Ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qene ne automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.
18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.
Detaje të reja lidhur me ngjarje e rëndë të ndodhur
sot në mbrëmje në Shkozë ku humbi jetën Aurelio Dervishi, 18 vjeç.
Policia ka shoqëruar të riun i cili ndodhej në automjetin tip “Audi” bashkë me viktimën.
Nga deklarimet paraprake të tij, sherri ka qenë i momentit me arsyet pse na shikoni, mes të rinjve.
Dy makinat kanë ndaluar afër Rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Më pas, autorët me automjetin Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, dyshohet se janë larguar drejt unazës lindore, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema.