Modelja Fraçeska Murati ka treguar se Julian Deda
është shok me babain e Heidi Baçit jashtë shtëpisë, sepse te dy janë shkodran.
Gjatë një bisede me aktorin, konkurrentja i tha këtij të fundit se para që të hynte në “BBV”, babai i banores dhe Juli janë takuar, ndërsa aktori i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Heidin.
Sipas Françeskës kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë në këtë reality shoë, megjithëse një gjë e tillë u mohua nga ana e banorit.
Në një moment mes bisedës ndërhyn Heidin e cila duke u tallur me Françeskën tha që ajo dhe Juli njihen nga jashtë dhe ky i fundit ka ngrënë disa herë dreka e darka te shtëpia e saj në Itali.
“A e sheh se ju zbulova”– tha modelja.
“Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën”, u shpreh aktori duke u tallur me Françeskën.