Emisioni Epiqendër këtë të enjte u ndal tek udhëtimet,
destinacionet më të bukura për tu vizituar.
I ftuar me gazetaren Sonila Musai ishte modeli Eni Tare.
Teksa u pyet pre destinacionin e udhëtimeve Tare tha me shaka se udhëtimin e radhës do ta bëjë me moderatoren Sonila Musai.
E teksa kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në studio Musai sqaroi për publikun se me Enin janë miq dhe secili nga të dy ka jetën e vet.
Kujtojmë se moderatorja Sonila Musai është nënë e një vajze 8 vjeçe dhe shumë pak dinë për jetën e saj pasi vet ajo ka zgjedhur ta mbajë sa më private.