Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.
Modelja, e cila është në pritje të ëmbël, ka postuar disa Instastory, teksa shfaqet me një paruke bjonde dhe një make-up klasik, ku shkruan: “Antagonistja e preferuar e të gjithëve”.
Kujtojmë që ajo dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, dhe çifti mezi po presin që të mbajnë në dorë fëmijën e tyre.
Dyshja u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e vazhduar lidhjen e tyre edhe pas daljes nga ky reality show.
Tashmë së shpejti familjes së tyre të vogël do ti bashkohet një anëtar i ri që do të gëzojë dy familjet e tyre.