Ilnisa është konkurrentja e radhës e cila është sfiduar nga ‘Big Brother’ duke i future të villain Kevin brenda shtëpisë së ‘BBVIP3’, por që moderatorja nuk duhet të reagojë.
Në momentin që Ilnisa ka pikasur të vëllain, brenda ambienteve të shtëpisë, ajo ka filluar të qajë, ndërsa lëviz e përlotur reth pishinës.
Ndërsa Meritoni i ka shkuar afër dhe i jep kurajo që të mos reagojë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që vëllai i saj Kevin, i ka dalë disë herë në mbrojtje publikisht moderatores pas debateve që Ilnisa ka pasur brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 3’.
Gjithashtu ai pak kohë më parë, foli edhe në lidhje me lojën e motrës së tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 3’ dhe raportin e krijuar me Meritonin. Ai tha se situata është komplekse, teksa shtoi se të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit.
“Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre”, tha ai në emisionin ‘Mos i bjer me top’.