Bes Kallaku, kryeplaku i “Ferma VIP” i ka zbuluar një “sekret”
artistit të madh Bujar Qamili, i cili ishte i ftuar në një program televiziv.
Gjatë mesazhit përshëndetës që i dërgoi, Besi tha se nëpër koncertet që zhvilluar së bashku i është dashur që të qëndrojnë në të njëjtën dhomë.
Sipas Besit, këngëtari i mirënjohur gërrhet shumë ku fle. Kjo shkaktoi të qeshura.
Bes Kallaku: O Bujar Qamili, o bilbil i muzikës tekno, house dhe hip-hop në Shqipëri të hanksha zemrën. O më i miri. Do t’iu them një sekret. Unë jam nga ata që në koncerte ka rastisur që të fle me Bujar Qamilin në të njëjtën dhomë dhe deri më sot në jetën time nuk kam parë njeri që kur gërrhet tund themelet e hotelit. Në fakt Bujari nuk gërrhet, Bujari pëllet kur fle.
Bujar Qamili: Unë e kam mik të vjetër dhe pres nga Besi, në bazë t bisedave, sa të dalë nga Ferm VIP të bëjmë një duet. Më ka ofruar një këngë, refreni është jashtëzakonisht i bukur, por që do na shkojë të dyve. E falenderoj e kam mik të vjetër sepse kemi bërë shumë koncerte bashkë.