Mbrëmjen e djeshme, debatet mes Meritonit dhe Heidit kanë qenë të vazhdueshme.
Meritoni e ka akuzuar Heidin se ajo e ka quajtur atë përndjekës dhe se do donte edhe ai që t’i vinte asaj një epitet por nuk po ë bënte për shkak të Romeos.
Ai madje është shprehur se nuk preferon të bjerë në nivelin e Gracianos, duke e etiketuar me fjalën bionde dhe më pas duke ia shpjeguar se bionde përdoret për vajzat që nuk janë inteligjente.
Për këtë arsye, ai më pas ka diskutuar me Meritonit, duke i thënë se është mërzitur shumë me etiketimin që i ka bërë Heidit.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Më ke mërzitur shumë vëlla, më ke mërzitur.
Meritoni: Pse?
Romeo: Për atë gjënë, i ke thënë bionde asaj tjetrës.
Meritoni: Për bionde?
Romeo: I ke futur Gracianon?
Meritoni: I thashë që nuk bie në nivelin e Gracianos për të dhënë etiketime dhe epitete sepse nuk jam ai nivel. Dhe për shkak të Romeos, unë nuk i kam dhënë epitete sic më ka dhënë ajo, përndjekës.
Romeo: Cfarë epitetesh?
Meritoni: Po kjo është, se vetëm për të provokuar dhe lënduar, e thotë edhe ajo. Dhe unë nëse doja të lëndoja, mund t’i kisha dhënë një etiketim që ajo nuk e ka hic sic më ka thënë ajo mua që jam përndjekës, që nuk e jam. Kaq është muhabeti, asgjë tjetër. Mos u mërzit për asgjë. Unë nuk e bëj sepse unë nuk bie në nivelin e të tjerëve, që për gjëra që nuk i ka, t’ja them. Dhe për shkak të respektit që je në lidhje, unë nuk e bëj për të të lënduar se nuk i ke.
View this post on Instagram