“Big Brother VIP 3” është drejt nisjes, megjithatë emri i fituesit të sezonit të kaluar, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë më i lakuari në media.
Pas eksperiencës në reality show, Luizi iu kthye muzikës si kurrë më parë, duke publikuar disa hite, mes tyre “2 shotsa”, “Përjetësisht” apo “Amanet”, projekte që kanë grumbulluar miliona klikime.
Madje këngëtari u kthye edhe në një aktor, për më tepër protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë” krah “rivales” së tij, Olta Gixharit.
Jo vetëm kaq por Luizin e kemi parë të ftuar thuajse në çdo emision të “Top Channel”, ku më i fundit është “Dancing With The Stars Albania”.
Mirëpo këngëtari edhe nëse nuk është i pranishëm fizikisht, ai gjithmonë përfundon të jetë i përfshirë nëpër intervista alo deklarata të ndryshme.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në “Top Albania Radio”, ku një telefonues ka përmendur pikërisht Luizin, duke u shprehur ndër të tjera: “Burri nuk duhet të ketë shoqe si Luizi-Efin”.
Këto fjalë, faqja zyrtare e radios i ka kthyer në një postim, gjë që sipas ndjekësve është mjaft e tepruar.
Një pjesë e madhe e tyre kanë shprehur revoltën ndaj këtij postimi, pasi sipas tyre, po e përmendin Luizin vetëm për “dy klikime dy lekëshe“.
“Luizi qe vazhdon dhe mban cdo emison vl tuajin qe nga 24 dhjetori. E shqyet per ca klikime 2 lekeshe”, shkroi dikush.
‘E bëtë balt fare,çfarë titulli po lëreni tjetrin të marr frymë e mbitëgjitha jepni vëmëndjen që meriton si artist e jo me këto tituj skandaoz“, tha një tjetër.