Sulltana është kunata e cila ka shkuar në shtëpinë e Anxhelës
për t’u strehuar nga dhuna në familjen e bashkëshortit.
Anxhela e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i thënë se problemet e saj familjare po shkaktojnë traumë te vajza e saj 2-vjeçare dhe vetë ajo pasi nuk është e drejtë që të përfshihen.
Ndërkohë Sulltana ndan me rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan detaje të tjera nga martesa e saj 23-vjeçare prej së cilës ka dy djem dhe një vajzë. Ajo thotë se e kanë kërcënuar me thikë dhe një presion shumë i madh ka ardhur edhe nga kunata e saj. Bashkëshorti i Sulltanës, Sulejmani ka qenë i fejuar me motrën e kunatës së tij por kjo lidhje u prish.
Eni Çobani: E keni denoncuar ndonjëherë këtë zotërinë në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë? Se mirë e paske denoncuar në Kamëz, ai nuk është qytetar dhe shtetas shqiptar.
Sulltana: E denoncova unë burrin, vjehrrën dhe kunatën që u fut në dhomë me dhunë dhe më vunë thikën në fyt. Djali i vogël kishte 13 ditë, sa kisha dalë nga spitali dhe s’po e merrja vesh për çfarë po ndodh dhuna veçse e kam parë veten shumë keq dhe i kam thënë më liro, do iki, nuk vij më, do t’i lë fëmijët se qëllimi ishte vetëm të lë fëmijët e të dal. Ka thënë “edhe unë do të të përcjell” por kur a dalë te dera vjehrra i ka thënë burrit “ti rri në shtëpi, kjo le të shkojë ku të dojë”. Atëherë s’kam parë rrugë tjetër, pa biletë, pa kurrgjë, kam dalë në stacionin policor në Tetovë, kam bërë denoncimin. Aty nuk donte burri të vinte të më merrte.
Eni Çobani: Flasim për vitin 2003 apo jo?
Sulltana: Për vitin 2003, pikërisht 13 ditë kishte djali i vogël dhe unë s’po dija pse po më ndodh kjo. Kam shkuar në polici, ata më morën në pyetje, thonë se “burri yt sapo ka dalë nga puna, si ushtroi dhunë?” Ka dy sahat i thashë…
Eni Çobani: Po si ke qëndruar edhe 20 vjet të tjera, e dashur?
Sulltana: Ai kap thikën, “të pres”. Pse? Se kunata e shtyu. Kunata i thoshte se “ti gruan tënde duhet ta nxjerrësh nga shtëpia se kjo nuk është për ty”.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Sulltana: Se kishte lënë motrën e saj për shkak parash se nuk e merrte ngaqë kunatën time kur e kanë marrë, kanë marrë shumë para atë natë që e kanë marrë si nuse. Edhe tani nusen tjetër që e kishin zënë dy motra për dy vëllezërit, kthehet mbrapsht se thotë burri “unë nuk jap para për këtë”, por tani kunata po mbante inat se përse e ka kthyer atë dhe kjo nuk është e mirë, vazhdimisht më shante e më ofendonte./tvklan.al