Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit
ka pranuar organizimin dhe vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murselit.
Para se të arrestohej dhe ngjarja të zbardhej,
ai shfaqej i pikëlluar duke pritur edhe ngushëllime për të.
Diku me zemrën në dorë, e në tjetër moment me dorën mbi arkivolin e Liridonës,
Naim Murseli shfaqej i pikëlluar në varrimin e 30-vjeçares.
Me gjakftohtësi të plotë ai ka përcjellë për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.
Për vrasjen e viktimës, Murseli thuhet se i ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatari të tij, ndërsa në ngjarje është përfshirê edhe nipi i tij Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i cili është arrestuar.