Banorët dhe shikuesit e “Big Brother VIP Kosova”
përjetuan një moment jo pak të sikletshëm gjatë spektaklit të djeshëm.
Fill pas transmetimit të një klipi me momente ku dy konkurrentët,
Ylli Dervishi (i njohur si Buci) dhe Santiana, dukeshin më shumë se thjesht shokë,
brenda shtëpisë së BBVK hyri e fejuara e Yllit, Verona, për t’u përballur me të.
Por le t’i marrim gjërat me radhë. Prej kohësh, përflitet se ka një marrëdhënie më shumë se miq mes Yllit dhe Santianës.
Ndonëse të dy kanë deklaruar se kanë lidhje jashtë shtëpisë, kjo gjë nuk i ka penduar dy
konkurrentët të shfaqen në shumë momente të dyshimta në praninë e njëri-tjetrit.
Në një klip të bërë viral, Ylli shfaqet duke prekur Santianën në zonën e të pasmeve.
Të pyetur nga moderatorët për raportin mes tyre, Ylli dhe Santiana u shprehën se nuk kanë asgjë më shumë se thjesht shoqëri dhe të dy pranuan se kanë hyrë në shtëpi për të luajtur.
E fejuara e Yllit, Verona, hyri në shtëpi, një hyrje që u duk se do të ishte një përballje me të. “E kam pasur shumë të vështirë të jem prezente fizikisht, por vendosa të bëj një audio për ty, për të thënë që gjithçka përfundon për 57 ditë. Mos e harro veten kush je. Mos e harro arsyen që ke hyrë. Mos e harro që po të shohim,” u dëgjua Verona në një audio të transmetuar në shtëpi.
Më vonë, ajo u shfaq në shtëpi, ndërsa i fejuari i saj shpërtheu në lot.