Një incident ka ndodhur pas mesnate në
shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Debat i ashpër nisi në mes të Gani Gërmisë dhe banorit tjetër të këtij formati, Lumbardh Salihut.
Ka qenë gazetari e humoristi që ka humbur plotësisht kontrollin duke u shfaqur në një gjendje të rënduar.
Ai i është afruar tek fytyra Lumbardhit, gjersa i bërtet vazhdimisht dhe në një moment goditi edhe tavolinën me dorë.
“Ky është vetëm reality shou, mos hy në jetën time, kqyrem në sy o Lum. Mos mu përziej në jetë, kqyrem në sy. Mos më ndërhy në jetë, nuk e di çfarë më ka ndodhur, mos e përmend jetën time”, ka thënë Gani Gërmia.
Duke vazhduar me tone të larta, Visar Dërmaku shtoi: “Rri në suaza të lojës, po të lus. A më thirre me diskutu për çika, mos e përdor jetën e jashtme. Nuk e di çfarë më dhemb mua, nuk e di çfarë më ka ndodhur. Rri rehat”.
Këto veprime të Ganisë kanë shqetësuar edhe banorët e tjerë, të cilët ngelën të shokuar.