Atilla Kardesh, bashkëshorti i banores aktuale të Big Brother VIP Kosova,
Drenusha Latifi, duket se mund të jetë pjesë e spektaklit të sotëm, por këtë herë jo si një banor i shtëpisë.
Kardesh, i cili u bë pjesë e formatit pak kohë më parë, e përfundoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë shumë shpejt. Megjithatë, që nga largimi i tij, ai ka qenë një figurë tepër e diskutuar, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Sipas gazetarit Lorik Kajtazi, rikthimi i Atillës në një “Prime” është një mundësi e madhe, për shkak të përmendjes së shpeshtë të tij nga banorët.
“Kemi me prit ndoshta një rikthim të Atillës në ‘Prime’, por jo në Big Brother. Është përmendur shumë në shtëpi dhe po besoj që Vëllai i Madh ka me ja u plotësu kërkesën,” tha Kajtazi.
Ende nuk është bërë e ditur nëse Atilla do të jetë thjesht një i ftuar në spektakël, duke qëndruar jashtë shtëpisë, apo nëse do të hyjë brenda për të ndërvepruar drejtpërdrejt me banorët.
Në pritje të spektaklit, mbetet për t’u parë se çfarë roli do të luajë rikthimi i Atillës dhe si do të ndikojë kjo.