Banori më i ri i Big Brother Vip Albania 3, Liam Osmani, i cili hyri mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është arrestuar nga Policia.
Lajmi u bë i ditur nga një njoftim zyrtar i policisë, ku thuhej se Osmani ishte i dënuar me 2.6 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Sakaq mbi arrestimin e tij janë njoftuar edhe banorët e tjerë të Big Brother Vip 3. Ka qenë Sara ajo që lexoi një zarf të kuq, ndërsa banorët janë befasuar.
“Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin,
i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat.”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.
View this post on Instagram