Këngëtarja Anisa Veseli ka treguar
tashmë se ka një pëlqim për banorin Drilon Rama.
Këtë e ka shprehur disa ditë më parë në një bisedë me Lelën, gjersa mbrëmë (e martë) pas festës i tha edhe atij.
Ajo i tregoi boksierit se ka një pëlqim për të dhe se nuk e ka për lojë, por që e ka ndjekur edhe nga jashtë.
Artistja shqiptare theksoi se nuk i intereson loja dhe se nuk dëshiron të krijojë lidhje brenda shtëpisë.
E njëjta i tha Drilonit se nëse është i interesuar mund të njihen pas këtij formati, meqë ky nuk ka qenë qëllimi i saj.
“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin, nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.
Driloni në një moment mbeti i hutuar duke shtuar se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.