Amadea ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”,
ku ka treguar se ajo dhe Harisi nuk janë ndarë
, por lidhja e tyre nuk është si më parë.
Amadea ka habitur me deklaratën duke treguar se Harisi
pas Love Island nuk komunikon me të si dikur dhe ka shkuar në Angli.
“Në anën time unë nuk kam deklaruar asnjë ndarje, as në anën e Harrisit. Gjërat janë pak të ndërlikuara mes nesh.
Kur iku Harris në Angli kemi folur dy ditët e para shumë mirë dhe më pas ka vazhduar me punët dhe gjërat e veta,
sepse mezi po priste që të ikte. Më tha që ‘kam shumë punë, kam lënë shumë gjëra pas dore që unë duhet t’i zgjidh’.
Normal jeta e tij është në Angli dhe atje duhet t’i zgjidhë çështjet dhe gjërat që ka, por kohët e fundit nuk është se kemi folur aq shumë.
Më ka thënë që është shumë i zënë gjithë kohën dhe thjesht më dërgon ndonjë foto ose ndonjë video dhe kaq.
Nuk është se kemi ndonjë muhabet më tepër. Edhe unë dua t’i jap kohën dhe hapësirën e mundshme që ai të zgjidhë problemet dhe çështjet që mund të ketë”, tha Amadea.