Duke qenë dy prej moderatoreve më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar,
Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë vënë shpesh “përballë” njëra tjetrës nga vetë publiku.
Ato shpesh janë parë si kundërshtare, duke qenë së punojnë edhe në televizione të ndryshme, ama vetë dy protagonistet kanë treguar se nuk kanë asgjë kundër njëra tjetrës.
Madje ditën e sotme Alketës i është propozuar nga një prej ndjekësve të saj, që të realizojë një podcast me Arbanën, gjë për të cilën u duk se nuk ishte aspak kundër.
“Arbanën e duam në një podcast me ty dy (mbretëreshat) e ekraneve shqipfolëse“-
i shkroi një ndjekës, ndërsa Alketa iu përgjigj:
“Më shumë se e mirëpritur. Besoj do kishim shumë për të thënë, një brez, një fillesë, një pasion, bashkëkohëse të pandara që 14 vjec në media. Gjithmonë kam dashur të bëjmë diçka bashkë, e ftova dhe në Festival në 2020 por su bë dot e mundur. Duhet në fakt te dyja ta kemi një moment televiziv. Ta ideoj Arbana, unë e ndjek“- u shpreh Alketa.