Detaje të reja rreth rastit të 27-vjeçares që i dha fund jetës në Kamëz.
Babai i Sibelës, Artani, ka folur për ngjarjen e rëndë, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku.
Babai i Sibelës tha në emisionin “Me Zemër të Hapurt” se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë.
Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun.
Ai tha se gruaja e tij duhet të merret në pyetje sesi Altin Çoku u njoh me vajzën e tij.
“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali.
Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun.
Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time.
Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu.
Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte.
Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite në burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë, pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku.