Mësohet se dy fëmijë janë përplasur nga një makinë.
Sipas mediave në Kosovë fëmijët janë dërguar në spital ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se dy fëmijët u dërguan në spital për trajtim.
“Sot rreth orë 14:45 polcia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, tha ai.