Një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2”
ka qenë aktorja Olta Gixhari.
Megjithatë edhe pse ajo arriti të krijojë një pëlqim mjaft të madh te publiku asokohe, iu desh të largohej pas 100 ditësh nga programi për arsye familjare.
Sot, e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Arbana Osmani e pyeti pikërisht për këtë vendim Oltën: A është penduar që u largua në mes të programit dhe “e la Luizin të fitojë”.
Aktorja u përgjigj se nuk është penduar për veprimin e saj. Ajo gjithashu u shpreh se edhe nëse e vazhdonte lojën, nuk qe e sigurt se do ta fitonte atë.
“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo më tej.