Sara dhe Pajtimi janë prej vitesh në një histori të bukur dashurie.
Dyshen i shikojmë super të lumtur së bashku. Një postim i fundit i Pajtimit ka ngritur dyshimet për dasmë.
DJ PM ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet i veshur me kostum dhe duke buzëqeshur, duke drejtuar edhe një pyetje që na tërhoqi vëmendjen.
“A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?”
Vëmendjen e ka marrë komenti i Sarës. Ajo ka ndarë një foto ku tregon se rradhën e ka propozimi.
A po mendojnë dyshja të hedhin një hap më të guximshëm në raportin e tyre dhe a do të kemi një dasmë së shpejti mbetet për tu zbuluar në vijim.