Ish-missi Sara Gjordeni, ka ngacmuar partnerin e saj Bardhi, nëse ai do e ndërpriste garën nëse ajo do të përjashtohej nga shtëpia e BBV,
pas një sherri me tone të larta dhe konfrontimi fizik që ajo pati pak ditë më parë me Françeskën.
Teksa ishin shtrirë për të fjetur Sara e pyet Bardhin duke i thënë “ti do dalësh po dola unë”, ndërsa ai është përgjigjur duke u shprehur “kam edhe unë qëllime dhe s’po dua ti ndal”.
Më tej ajo e ka quajtur këngëtarin frikacak, ndërsa shtoi se ajo do dilte bashkë më të, nëse Bardhi do largohej nga shtëpia para saj.
“Nëse unë dal, ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Dua të të nxjerr ashtu siç je, që unë dal për ty e ti nuk del për mua”, u shpreh Sara.