Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin pasi
Festina Bujupi-Shala, nga Arllati, e martuar në Vukovc, ndërroi jetë pas komplikimeve të rënda pas lindjes.
Pas 9 vitesh pritje për të përjetuar lumturinë e të qenit nënë, Festina nuk arriti të përjetonte këtë moment magjik.
Pavarësisht se tregoi forcë deri në fund, komplikimet rezultuan fatale.
E ndjera, e njohur për dashurinë dhe përkushtimin e saj, ka lënë pas dhimbje të thellë tek familja dhe të afërmit.
Varrimi i saj u zhvillua dje në fshatin Vukovc pranë Sharrit, ku shumë miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit.
Ngjarja ka prekur zemrat e të gjithëve, duke lënë një boshllëk të madh në mesin e atyre që e njohën dhe e deshën.
I shprehim ngushëllimet e ndjera familjeve Bujupi- Shala!