Producenti Ermal Mamaqi ishte i ftuar në podkastin
e Alketa Vejsiut “Inspire Podclass” ku në një intervistë
për jetën dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit, u ndal edhe tek filmi “Dy gisht mjaltë 2”, që po thyen rekorde në shitje biletash.
I pyetur nga Alketa Vejsiu si do i rendiste tre filmat më të fundit në kinemanë shqiptare,
pra “Dy gisht mjaltë 2”, “5 herë jo” dhe “Në kuadër të dashurisë”,
Ermali zgjodhi pikërisht këtë renditje që bëri moderatorja, duke lënë të kuptohet se filmi i Borës dhe Donaldit është më i mirë sesa i Luizit dhe Oltës.